Mosmarrëveshjet Prishtinë-Beograd, Escobar i del në krah Kosovës: Asociacioni nuk duhet të jetë shtet brenda shtetit

0
38
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

I dërguari i Posaçëm i Shteteve të Bashkuara për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, në një konferencë virtuale me gazetarët e rajonit, komentoi situatën në veri të Kosovës pas vendimit te qeverisë Kurti për të shtyrë reciprocitetin me 30 ditë. Shtyrjen për zbatimin e vendimit për targat dhe letërnjoftimet i quajti një mundësi për te gjetur zgjidhje te qëndrueshme dhe afatgjatë, ndërsa takimin qe pritet me 18 gusht në Bruksel mes Kosovës dhe Serbisë e konsideroi si çelësin e suksesit për te ardhmen.

“Nuk është vetëm çështje e shtyrës së vendimeve për reciprocitetin, është një mundësi për një zgjidhje të qëndrueshme që do kontribuojë në stabilitetin e rajonit, është e vërtetë që marrëveshja deri tani ishte e përkohshme dhe kërkonte që Serbia t’i jepte një zgjidhje afatgjatë.  Ne ende shpresojmë se ajo do e beje këtë, por në të njëjtën kohë në shpresojmë që përmes dialogut Kosova dhe Serbia do te krijojë disa marrëdhënie me të mira, për të drejtën e lëvizjes, apo për integrimin në Bashkimin Europian.

Ky muaj do jetë një mundësi e mirë për të ecur para me dialogun, nuk ka të bëje vetëm me targat. Kosova është Europiane, aspirata e saj është të anëtarësohet në BE. Unë i bej thirrje Serbisë dhe Kosovës,  të jenë konstruktive në dialog. Dialogu është çelësi për të ardhmen, jo vetëm për Kosovën por edhe për Serbinë”, -tha gjatë konferencës në platformën Zoom Gabriel Escobar, zëvendës Ndihmës Sekretari i Shtetit për Çështjet Europiane dhe i dërguari i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor.

Gabriel Escobar, zëvendës Ndihmës Sekretari i Shtetit për Çështjet Europiane dhe i dërguari i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor komentoi tensionet e fundit mes Serbisë dhe Kosovës, takimin e radhës në Bruksel e quajti çelësin e suksesit për të ardhmen ndërsa për çështjen e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, tha se nuk duhet të krijohet një shtet brenda shtetit.

I dërguari i Posaçëm i Shteteve të Bashkuara për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, në një konferencë virtuale me gazetarët e rajonit, komentoi situatën në veri të Kosovës pas vendimit te qeverisë Kurti për të shtyrë reciprocitetin me 30 ditë. Shtyrjen për zbatimin e vendimit për targat dhe letërnjoftimet i quajti një mundësi për te gjetur zgjidhje te qëndrueshme dhe afatgjatë, ndërsa takimin qe pritet me 18 gusht në Bruksel mes Kosovës dhe Serbisë e konsideroi si çelësin e suksesit për te ardhmen.

“Nuk është vetëm çështje e shtyrës së vendimeve për reciprocitetin, është një mundësi për një zgjidhje të qëndrueshme që do kontribuojë në stabilitetin e rajonit, është e vërtetë që marrëveshja deri tani ishte e përkohshme dhe kërkonte që Serbia t’i jepte një zgjidhje afatgjatë.  Ne ende shpresojmë se ajo do e beje këtë, por në të njëjtën kohë në shpresojmë që përmes dialogut Kosova dhe Serbia do te krijojë disa marrëdhënie me të mira, për të drejtën e lëvizjes, apo për integrimin në Bashkimin Europian. Ky muaj do jetë një mundësi e mirë për të ecur para me dialogun, nuk ka të bëje vetëm me targat.

Kosova është Europiane, aspirata e saj është të anëtarësohet në BE. Unë i bej thirrje Serbisë dhe Kosovës,  të jenë konstruktive në dialog. Dialogu është çelësi për të ardhmen, jo vetëm për Kosovën por edhe për Serbinë”, -tha gjatë konferencës në platformën Zoom Gabriel Escobar, zëvendës Ndihmës Sekretari i Shtetit për Çështjet Europiane dhe i dërguari i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor.

Burimi: BalkanWeb

Zjarr Tv Ad