Mot i keq edhe në bregdet! Në Vlorë merren masat për lundrimin sot dhe nesër

0
54
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Moti i keq ka prekur edhe bregdetin.

Si pasojë janë njoftuar masat e marra gjatë datave 25 dhe 26 nëntor, pra sot dhe nesër.

Në bazë të parashikimit për situatën hidrometeorologjike të përkeqësuar në gjirin e Vlorës dhe jashtë saj gjatë datave 25-26.11.2023 duke filluar nga ora 12:00 datë 25.11.2023 në drejtimin Veri-Perëndim në forcën deri 5-6bft me shpejtësi ere deri 15m/s, dhe lartësi dallge deri 2.50m brenda gjirit të Vlorës dhe jashtë gjirit të Vlorës në forcën 7-8bft me shpejtësi ere deri 30m/s dhe lartësi dallge nga 2.50 deri 3.00 metra.

Është ndaluar dhënia e leje – nisjes, duke filluar që sot në orën 12:00 për mjetet e vogla lundruese, anijeve të peshkimit që operojnë jashtë gjirit të Vlorës dhe janë njoftuar për marrjen e masave të sigurisë.

Gjithashtu mjetet e vogla lundruese dhe anijet e peshkimit që operojnë brenda gjirit të Vlorës të kenë kujdes.

Janë njoftuar drejtuesit e anijeve të peshkimit dhe mjetet e vogla lundruese për situatën e përkeqësuar dhe për merrjen e masave për sigurimin e mjeteve në vendet e akostuara dhe parandalimin e ngjarjeve dhe situatave gjatë datave 25-26.11.2023.

Anijet e transportit ndërkombëtar detar do të vazhdojnë të operojnë normalisht sipas destinacioneve, mbasi do të përmirësohen kushtet hidrometeorologjike.

5. Përmirësimi i situatës hidrometeorologjike të përkeqësuar në gjirin e Vlorës dhe jashtë saj për mjetet e vogla lundruese dhe të peshkimit do të jetë mbas orës 16:00 të datës 26.11.2023.

Zjarr Tv Ad