Fundjava pritet të jetë nën ndikim të masave ajrore të paqëndrueshme. Këtë të shtunë moti parashikohet me vranësira dhe intervale të shkurtra kthjellimi, raporton Shërbimi Meteorologjik Ushtarak.
Reshje shiu të herëpasherëshme me intensitet të ulët në zonat malore e reshje shiu me intensitet të ulët të karakterit lokal në qendër dhe jugperëndim të vendit. Në majat e maleve në verilindje dhe juglindje reshje të dobëta bore.
Ditën e diel moti parashikohet me alternime vranësirash dhe intervale kthjellimi. Reshje shiu deri në orët e mëngjes në jug dhe qendër të vendit me intensitet mesatar ndërsa në veri me intensitet të ulët të karakterit lokal. Gjatë ditës reshjet e shiut do të mbeten prezente me intensitet të ulët përgjatë zonave bregdetare të vendit.
Era nga verilindja –veriperëndimi me shpejtësi mesatare 1-8m/sek, e cila hera-herës përgjatë vijës bregdetare dhe zonave luginore fiton shpejtësi deri në 15m/sek. Valëzimi në dete i forcës 2-3 ballë.