Moti i keq/ARRSH: Përmirësohet gjendja e rrugëve

0
11
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Sipas ARRSH të gjitha rrugët kryesore të vendit janë të hapura dhe qarkullimi kryhet normalisht

Autoriteti Rrugor Shqiptar ka dhënë informacion për gjendjen e akseve rrugore në vend si pasojë e motit të keq.

ARRSH njofton se në disa akse rrugore në rajonin jugor dhe atë verior qarkullimi i mjeteve kryhet me xinxhirë.

Njoftimi i plotë nga ARRSH:

Të gjitha rrugët kryesore të vendit janë të hapura dhe qarkullimi kryhet normalisht. Kompanitë e mirëmbajtjes janë në gatishmëri dhe po punojnë për pastrimin dhe zgjerimin e rrugëve, si dhe shpërndarjen e kripës në segmentet ku ka pasur prezencë ngricash.

Në rajonin Jugor qarkullimi bëhet me zinxhir vetëm në:
K/Boboshticë-Dardhë, në 2 km e fundit, për shkak të ngricave dhe për veçoritë që ka rruga.

Në Rajonin Verior qarkullimi bëhet me zinxhir vetëm në:
Zalldardhe-Reç-Draj Reç
Kryqëzim Domaj-Draj Reç
Ura e Cerenecit-Steblevë, 20 km e fundit të aksit.
Trebisht-Doganë.

Zjarr Tv Ad