Moti i keq, Evis Kushi bën njoftimin: Në 13 shkolla në Shkodër nuk fillon mësimi nesër

0
57
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ministrja e Arsimit Evis Kushi, ka bërë me dije se mësimi do të vijojë të jetë i pezulluar në 13 shkolla në disa njësi administrative të Shkodrës (Pult, Shosh dhe Shalë).

Këto shkolla janë mbyllur për shkak të situatës së rënduar nga reshjet e dëborës, dhe ku për shkak të motit që vi jon ende të jetë i keq procesi nuk mund të fillojë ditën e hënë.

Shkollat që do jetë i mëzeulluar mësimi janë:

Shkolla e Mesme e Bashkuar “Mehmet Shpendi”, Shalë,
Shkolla 9-vjeçare “Giman”, Shalë,
Shkolla 9-vjeçare “Theth” Shalë,
Shkolla 9-vjeçare “Don Prek Ndrevashaj”, Shosh,
Shkolla 9-vjeçare “Palaj”, Shosh,
Shkolla Fillore “Nicaj”, Shosh,
Shkolla 9-vjeçare “Kir”, Pult,
Shkolla Fillore “Kasnec”, Pult,
Shkolla Fillore “Pog”, Pult,
Shkolla 9-vjeçare “Bruçaj”, Pult,
Shkolla 9-vjeçare “Plan”, Pult,
Shkolla Fillore “Maja Thanës”, Pult,
Shkolla 9-vjeçare “Xhan”, Pult.
Njoftimi i plotë:

Të dashur nxënës, prindër dhe mësues,

Strukturat tona arsimore, së bashku me bashkitë, kanë qenë në terren gjatë gjithë fundjavës për të marrë të gjitha masat e nevojshme për një fillim sa më të mbarë të procesit mësimor ditën e hënë.

Fatmirësisht, pjesa më e madhe e shkollave ku u ndërpre mësimi javën e kaluar janë kthyer në normalitet, përveç 13 shkollave në disa njësi administrative të Shkodrës (Pult, Shosh dhe Shalë), ku për shkak të situatës së rënduar nga reshjet e dëborës, procesi nuk mund të fillojë ditën e hënë.

Shkolla e Mesme e Bashkuar “Mehmet Shpendi”, Shalë,
Shkolla 9-vjeçare “Giman”, Shalë,
Shkolla 9-vjeçare “Theth” Shalë,
Shkolla 9-vjeçare “Don Prek Ndrevashaj”, Shosh,
Shkolla 9-vjeçare “Palaj”, Shosh,
Shkolla Fillore “Nicaj”, Shosh,
Shkolla 9-vjeçare “Kir”, Pult,
Shkolla Fillore “Kasnec”, Pult,
Shkolla Fillore “Pog”, Pult,
Shkolla 9-vjeçare “Bruçaj”, Pult,
Shkolla 9-vjeçare “Plan”, Pult,
Shkolla Fillore “Maja Thanës”, Pult,
Shkolla 9-vjeçare “Xhan”, Pult.

Mbetemi të angazhuar maksimalisht me strukturat tona arsimore, duke besuar fort edhe në bashkëpunimin sa më të ngushtë me njësitë administrative përkatëse të Bashkisë Shkodër, që të punojmë së bashku për rikthimin sa më shpejt në normalitet edhe në këto shkolla.

Faleminderit për mirëkuptimin!

Zjarr Tv Ad