Vendi ynë është përfshirë sot nga një mot me reshje të dendura shiu dhe bore të cilat kanë shkaktuar dhe bllokim të pjesshëm të rrugëve.
Sipas Instituti i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit mësohet se nga nesër temperaturat do të pësojnë rritje deri në 2 gradë në vlerat maksimale.
Në buletinin e publikuar sot IGJEUM shton se do të ulët intensiteti i reshjeve të borës.
NJOFTIMI I PLOTË:
RESHJET
Sot pasdite (e mërkurë dt.09) dhe nesër (e enjte dt.10) priten reshje mesatare, deri lokalisht intensive në disa qarqe (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark).
Ato do të jenë në formë dëbore në gjysmën Lindore të vendit dhe në terrenet malore. Në pjesën Perëndimore, ato do të jenë kryesisht në formë shiu (ose shi i përzier me dëborë).
TEMPERATURAT
Ato do të pësojnë një rritje me rreth 2 gradë.
Më konkretisht, nesër (e enjte dt.10) temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:
në bregdet: 3 / 9 °C
në vendet e ulëta: 2 / 6 °C
në vendet malore: – 5 / 1 °C
ERA
Sot pasdite (e mërkurë dt.09) dhe nesër (e enjte dt.10) era pritet të fryjë e lehtë deri mesatare, ndërsa nesër paradite, në veri të vendit, deri e fortë.