Moti i keq në Vlorë, Kapiteneria: Ndalohet lundrimi i mjeteve të vogla! Bashkia Lezhë thirrje qytetarëve: Bëni kujdes, ka rrezik për përmbytje dhe rrëshqitje

0
61
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ditën e sotme pritet të ketë përkeqësim të ndjeshëm të motit në të gjithë vendin. Që në orët e para të mëngjesit, në Llogara ka rënë mjegull e dendur çka e bën më të vështirë kalimin e automjeteve. ARRSH njofton se drejtuesit duhet të bëjnë kujdes, të reduktojnë shpejtësinë dhe të respektojnë sinjalistikën.

Për shkak të përkeqësimit të motit, nga dita e sotme deri nesër, nga ora 01:00 deri në 24:00, Kapiteneria njofton se do të ketë dallgë deri në 3.50 metra jashtë gjirit të Vlorës dhe 1.80 metra brenda gjirit. Për këtë arsye, është ndaluar dhënia e leje-nisjes e të gjitha mjeteve të vogla lundruese , anijeve të peshkimit që operojnë jashtë gjirit të Vlorës dhe marrjen e masave për sigurimin e tyre.

Gjithashtu mjetet e vogla lundruese dhe anijet e peshkimit që operojnë brenda gjirit të Vlorës të kenë në konsideratë kushtet e parashikuara të përkeqësuara dhe marrjen e masave për sigurimin e tyre. Ndërkohë anijet e transportit ndërkombëtar detar vazhdojnë të operojnë normalisht. Përmirësimi i motit pritet të jetë pas datës 27 shtator në orën 08:00.

Ndërkohë bashkia e Lezhës ka paralajmëruar qytetarët që të bëjnë kujdes pasi sipas parashikimeve të motit, priten reshje të dendura në gjithë territorin e bashkisë, të cilat mund të krijojnë probleme, deri me rreziqe përmbytjesh dhe rrëshqitjesh.

‘Sipas parashikimeve të motit parashikohen reshje të dendura në territorin e Bashkisë Lezhë, të cilat mund të krijojnë probleme të ndryshme deri me rreziqe përmbytjesh dhe rrëshqitje. Ju bëjmë me dije se grupi i emergjencave pranë Bashkisë Lezhë ka siguruar te gjitha mjetet e nevojshme dhe ndodhet në gatishmëri të plotë 24h. Për çdo nevojë jeni të lutur të telefononi në numrin e telefonit : 0683312049’- njofton bashkia e Lezhës.

Zjarr Tv Ad