Moti i keq/ Pezullohet lundrimi detar në Vlorë

0
30
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Fuqia e erës  arrin deri në 15-20 metra për sekondë, ndërsa dallgëzimi në det të hapur arrin deri në 7-8 ballë.

Për shkak të motit të rënduar nuk do të ketë lundrim të tragetit drejt Italisë, në linjën Vlorë-Brindisi gjatë kësaj dite, ndërkohë që është pezulluar dhe lundrimi i anijeve të peshkimit.

Mësohet se situata do të vijojë të mbetet e tillë, problematike gjatë gjithë ditës së hënë, ç’ka e bën të pamundur lundrimin e tragetit , por edhe të mjeteve të tjera lundruese .

Sipas asaj çfarë mësohet nga kapiteneria e portit të Vlorës, lundrimi do të lejohet vetëm me përmirësimin e kushteve të motit, ndërsa  trageti do të vijojë të qëndrojë në rade, për shkak të frikës së ndonjë përplasje të mundshme në  kalartën e portit,ndërsa edhe mjetet e tjera janë urdhëruar të  qëndrojnë të strehuara në  zonën  e portit  të Zvërnecit.

Zjarr Tv Ad