Moti i keq, policia ndalon qarkullimin e kamionëve

0
21
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Katër kamionë janë përmbysur gjatë ditës së sotme në aksin rrugor Lezhë-Mabe për shkak të motit të keq me erë të fuqishme. Nga këto aksidente nuk ka pasur të lënduar.  Sipas policisë, në këtë aks rrugor intensiteti i shpejtësisë së erës është shumë i fuqishëm dhe për këtë arsye, Policia Rrugore do të pezullojë lëvizjen e kamionëve me mbulesë deri në një njoftim të dytë, për të evituar aksidentet rrugore. Policia Rrugore apelon drejtuesit e të gjitha mjeteve që qarkullojnë në këtë aks rrugor dhe në aksin Tepelenë-Fier të ngadalësojnë shpejtësinë dhe të tregohen të kujdesshëm.

Zjarr Tv Ad