Moti për sot, sa ja do të shënojë termometri

0
116
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Do të vijojë ndikimi i masave ajrore të ngrohta dhe të lagështa në territorin shqiptar duke sjellë mot të kthjellët dhe temperatura të larta gjatë orëve të paradites por orët e pasdites sjellin grumbulllim të vranësirave duke gjeneruar reshje shiu në pjesën më të madhe të vendit, më të dukshme në qarqet Shkodër, Kukës, Elbasan dhe Korçë ku priten edhe rrebeshe.

Parashikohet që orët e vona të mbrëmjes të sjellin sërisht përmirësim të dukshëm të kushteve atmosferike në të gjithë vendin. Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje në vlerat minimale, por kostante mbeten në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 14°C deri në 35°C.

Era do fryjë mesatarisht me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi veriperëndimor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim mbi 2 ballë.

Zjarr Tv Ad