Zjarr Televizion Ad
This is a sample article.
...
Fundjava, do të sjellë ndryshime të motit të cilat kanë filluar që prej ditës së djeshme.
Sipas Meteoalb, pritet që gjatë orëve në vijim të ditës së sotme dhe të dielen, të këtë reshje shiu dhe dëborë në zonën përreth basenit të Drinit.
Në lartësitë 600 metra mbi nivelin e detit, do të rikthehen reshjet e dëborës. Dëbora do të vijojë edhe gjatë së hënës, duke kapur një trashësi nga 2 deri në 30 centimetër në zonat malorë me lartësi 600 metra, mbi nivelin e detit.
Sasitë më të konsiderueshme të reshjeve të bores, parashikohen në terrenet malore të pellgut të Fierzës (lugina e Drinit të Zi.
Moti, pritet të përmirësohet gjatë të mërkurës dhe të enjtes, duke patur reshje të pakta shiu në zona të izoluara të vendit.