“Mund të përdorim portin e Durrësit për të marrë naftë”, Vuçiç: Do të eksportojmë 30 mijë ton grurë e misër në Shqipëri

0
25
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Presidenti serb Aleksandër Vuçiç ka njoftuar sot se qeveria ka vendosur që të eksportojë 30 mijë ton grurë dhe një sasi më të vogël misri në Shqipëri.

“Qeveria nesër do të bëjë përjashtim nga vendimi për eksportin e grurit dhe se 30 mijë tonë grurë do të shkojnë në Shqipëri dhe një sasi më e vogël e misrit. Jemi të sigurt edhe nëse nuk kemi korrje dhe me atë korrje mund të ofrojmë shumë për rajonin dhe më gjerë”, tha ai.

Vuçiç bëri me dije përmes një deklarate për mediet se Serbia duhet të importojë sasi të mëdha nafte nga Lindja  e Mesme përmes portit të Durrësit.

“Tashmë po flas me miqtë tanë nga Lindja e Mesme për të importuar naftë prej tyre dhe po kërkoj ku ta çoj. Mënyra më e mirë dhe më e lehtë është të shkosh në Durrës. Tani po shikojmë se si të organizojmë transportin nga Durrësi”, tha Vuçiç.

Zjarr Tv Ad