Mungesa e fuqisë punëtore, Rama në negociata për të marrë 40 mijë punonjës të huaj

0
71
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Shqipëria është në negociata me një shtet të huaj për të marrë 40 mijë punëtorë të kualifikuar.

Lajmi konfirmohet nga Albin Gega, drejtori i Përgjithshëm i Punësimit dhe arsimit profesional në ministrinë e Ekonomisë.

Marrëveshja pritet të miratohet në muajin qershor nga qeveria shqiptare. Nga këta punonjës, 15 mijë prej tyre pritet të punësohen në sektorin e manifakturës, ndërsa pjesa tjetër do të punësohen në turizëm dhe sektorët e tjerë të ekonomisë të prekur nga kriza e punonjësve.

Shteti nga i cili do të vijnë punonjësit është një vend nga i cili Shqipëria nuk ka shërbyer si transit për kalim e emigrantëve të paligjshëm drejt vendeve të Perëndimit./ A2CNN

Zjarr Tv Ad