MUNGON PRESIDENTI I RI I KLUBIT ,BARÇA NUK BËN MERKATO

0
28
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Barcelona nuk do të hedhë asnjë hap në merkaton e janarit, pa u kryer zgjedhjet për presidentin e ardhshëm të klubit.

Lajmi konfirmohet nga e përditëshmja e mirënjohur katalanase Sport, që qëndron si zakonisht shumë pranë klubit të famshëm blaugrana dhe është gjithmonë tepër e vëmendshme ndaj zhvillimeve që ndodhin te Barca.

Sport citon trajnerin Ronald Koeman, i cili ka konfirmuar se drejtuesit e rinj të klubit të Barcelonës do të kenë thjesht një javë të vetme kohë në dispozicion, për të bërë ndryshimet e nevojshme në dritaren e posaçme të janarit që lidhet me transferimet e mundshme.

57-vjecari holandez shpreson që gjithçka të shkojë mirë dhe të mos ketë probleme, në mënyrë që në javën e mbetur Barcelona shfrytëzojë merkaton e dimrit dhe të bëjë lëvizjet e duhura për të përforcuar skuadrën. Në konferencën e tij për shtyp trajneri Ronald Koeman qartësoi se ky nuk është momenti i duhur për të folur rreth një cështje të tillë, pasi probelemet e merkatos do të zgjidhen vetëm atëherë pasi të jetë mësuar edhe emri i presidentit të ri të klubit blaugrana.

Trajneri holandez deklaroi se në rastet kur nuk është e mundur që të përmirësohet skuadra nëpërmjet merkatos, apo mungojnë paratë e nevojshme për ta bërë këtë është gjithmonë më mirë që të ecet përpara, duke u mbështetur te lojtarët e akademisë, sepse sipas tij kjo është edhe mënyra e duhur për të përmirësuar futbollistët cilësorë, por gjithashtu edhe mënyra se si funksionojnë klubet në Holandë, një vend pararojë që mbetet i famshëm për rritjen, zhvillimin dhe trajtimin  e veçantë të talenteve të reja dhe lojtarëve që promovohen nga skuadrat e moshave. 

Zjarr Tv Ad