Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar pas krimit të rëndë që tronditi dje Laprakën, ku një 17-vjeçare mbeti e vrarë dhe i dashuri i saj u plagos, pas një atentati me armë zjarri.
Përmes një mesazhi në ‘Facebook’, Berisha ka dënuar ashpër krimin e rëndë di dhe “mungesën e plotë të rendit dhe sigurisë në Tiranë dhe në Shqipëri”.
REAGIMI I BERISHËS
Krimi godet ne Tirane, vritet nje vajze 17 vjeçare dhe plagoset shoku i saj!
E mbremshmja ishte një nate e zeze për 17-vjeçaren Birselda Gjikola qe u ekzekutua ne mes te rruges nga nje dore kriminale ne Tirane. Në këtë atentat u plagos dhe shoku i saj Erion Bengo.
Duke shprehur ngushëllimet me të sinqerta familjes së viktimës dhe uruar shërim të plagosurit, dënoj me ashpërsinë më të madhe këtë krim të shëmtuar dhe mungesën e plotë të rendit dhe sigurisë në Tiranë dhe në Shqipëri! sb