Murrizi ka një mesazh për politikanët hajdutë: Destinacioni i fundit në Sharrë ose Tufinë

0
38
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Deputeti Myslim Murrizi, i cili nuk arriti që të fitonte një tjetër mandat në 25 Prill ka bërë një panoramë të zgjedhjeve, por edhe komisionit hetimor për shkarkimin e Ilir Metës.

“Sot ne komisionin hetimor. E njenjta “semundje” me pushte-taret Shqiptare. Mendojne qe karrikja e pusht-tetit te ben te paprekshem, te forte, arrogant, te gjithepushteteshem, dhe te “tjeterson” karakterin. E pastaj kur zbresin nga maja e pusht-tetit kerkojne ta fillojne nga e para duke u rikthyer ne parti qe te ngjiten prap aty ku ishin.

Babezia per pusht-tet i ka rrenjet tek pangopshmeria per pasuri dhe vesi i hajdutit. Pastaj destinacioni i fundit eshte 2 metra katrore ne Sharre ose Tufine. Zoti jua dhente xhezatin sa e keni tahman se Shqiptaret fatkeqesisht shajne 4 vjet dhe harrojne 4 sekonda kur shkojne tek dhoma e votimit.

Prej 30 vitesh votojne ne shumice derrmuese ata qe i kane vjedhur i kane mashtruar apo denigruar me shume, vetem per nje mashtrim ose per 5 leke. Kjo ishte panorama e 25 prillit” shkruan ai.

Zjarr Tv Ad