Murrizi: Na hapët barkun ju bamirës të mëdhenj që nuk bëni një sadaka, që edhe dasmën keni thënë na e bën gjyshja, nga i gjeni të ardhurat ju ore…

0
400
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Deputeti Myslym Murrizi, ka bërë thirrje nga Kuvendi që; ILDKP të bëjë publike pasuritë e politikanëve, duke filluar nga ai.

“Na hapët barkun se ju shef varavingo me FB ndez. Ju nga një krah dhe ai tjetri duke gatuar në tenxhere të groshës në krah tjetër. Ju bamirës të mëdhenj. Ju që inspektoni rrugë. Ju nuk bëni një sadaka. As aeroportin e Kukësit nuk e bëni ju. Ku edhe dasmën keni thënë na e bën nëna, një gjyshja.

Nga i gjeni të ardhurat ju? I bëjnë shqiptarët, ata hallexhinj që paguajnë çdo ditë çmimet më të shtrenjta. I bëjnë ata 2 milion shqiptarë që u dhatë rrugën dhe i shpërndatë si zogjtë e korbit. Pse të juajat janë ato? Ftoj ILDKP ti bëj publike deklaratat e pasurisë të çdo personi të kësaj salle”, –  është shprehur Murrizi.

Zjarr Tv Ad