Lidhur me koalicionet e formuara për zgjedhjet e 25 prillit, pas deklaratës së Ministres Spiropali, vjen reagimi i fortë i deputetit opozitar Myslim Murrizit.
Murrizi theksoi se; ai ka ardhur vet në Kuvend me kontribut, Murrizi ironizoi Spiropalin duke i thënë se; ajo ka ardhur duke qëlluar me kovë partinë e saj.
“Ti ke ardhur në këtë sallë duke i gjuajtur partisë tënde me kova nga lëvizja Mjaft, Unë kam ardhur si kontribuues në këtë sallë. Unë zonja Spiropali i shkoj shqiptarëve dhe nuk e mbaj kokën mbrapa. Unë habitem sepse ju keni qeverinë me një pjesë të tyre.
Unë nuk marr përsipër të jemi qeveria e Enver Hoxhës. Ne bëjmë denoncime. Të garantoj o Elisë se do i marr votat. Unë dëgjoj edhe andej, ku je gocë dhe atje ku ke shkuar nuse. E di çfarë thoni ju”, – shprehet Murrizi.