Mustafa Nano: Emri i presidenti ideal, që Rama duhet ta zgjedhë

0
89
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Analisti Mustafa Nano shpreh besimin se Edi Rama e ka në kokë një emër në President, por ndoshta jo që t’i imponohet Partisë Socialiste.

Ai tha se në diskutime mund të ketë dhe emra të tjerë që mund ti duken atraktivë.

“Një emër e ka dhe me shumë gjasë do jetë ai që do bëhet President dhe jo propozime të tjera. Ku dhe po të ketë emra, do jenë emra që ata mendojnë se Ramës do t’i pëlqejnë, nuk besoj se do të kemi propozime të çuditshme.

Është e njëjta situatë si me PD, Berisha ndoshta nuk kishte emër. Nuk e dimë nëse Rama ka një emër, po spekulojmë, por një emër mendoj se do e ketë si favoriti kryesor. Me Berishën ka ndodhur e njëjta gjë.

Berisha e ka pasur një emër, si rasti i analistit Artan Hoxha, pastaj nxori një tjetër, janë parti që funksionojnë njëlloj. Kushtetuta u jep mundësinë që të takohen në tre raunde. Nuk janë pak.

Këtë herë 3 raundet u dogjën se opozita ka hallin e saj. Duke qenë se ka më shumë se një kryetar opozite, nuk mund të ketë takim me Ramën”, tha Nano.

Lidhur me mundësinë që socialistët të shkojnë edhe me dy emra kandidatësh në seancë, Nano deklaroi se nuk kanë pse ta bëjnë vetëm nëse mendojnë se janë dy që janë njëlloj me të njëjtat kredenciale.

Ai e cilësoi si skenar teorik jo praktik dhe se nuk kanë pse të rrezikojnë dhe të shkojnë me dy kandidatë.

“Rama dhe të tjerët nuk e dinë se kush do të votojë për kë. Unë besoj se të shtunën do të kemi emrin e Presidentit, në raundin e katërt. Raund të pestë nuk do të ketë.

Mundësinë që Rama të çojë për President një emër nga e djathta, Nano nuk e përjashtoi, madje tha se do të ishte mirë të bënte këtë lloj surprize, dhe ai ka mundësinë që të surprizojë.

Jo vetëm të vendosë një njeri që i ka përkitur opozitës së sotme, por të ketë një lloj integriteti, edhe sikur të jetë i Partisë Socialiste. E ka në dorë të na befasojë, e ka shansin ti bëjë publikut shqiptar një surprizë të mirë.

Ka fjalë se mund të jetë një kandidat i opozitës, të cilin opozita nuk do e pranoj, sepse do kandidat të saj.

Presidenti i ri kushdo që të jetë, sa të japë të paktën ca prova, do të jetë armiku i opozitës”, tha ai.

Emrat e qarkulluar në media si kandidat të mundshëm për president, nga Ardian Dvorani, Majlinda Bregu, Leka Zogu, Përparim Kalo, ai veçoi zonjën Bregu, për të cilën tha se mund të trazojë opozitën për ca kohë.

Ndërsa për Leka Zogun e përjashtoi, duke e cilësuar si personazh që nuk e njeh njeri dhe se në kokën e tij ka monarkinë, teksa për Ardian Dvoranin e përjashtoi totalisht.

I pyetur nëse personalisht ka një personazh të preferuar, Nano foli për një numër njerëzish që mund ta bënin shumë mirë punën e presidentit, madje edhe brenda klasës politike.

“Do vija prapë Alfred Moisiun, ai mbahet akoma. Ka dhënë prova. Majlinda Bregu është personazh që mund të shkonte shumë mirë.

Edhe Mimi Kodhelin e shoh shumë të përshtatshme, ka dhe kandidatura nga opozita që të jenë të përshtatshme”, tha ai.

Ish-presidentin e ndjerë Bujar Nishani, ai e cilësoi si shumë institucional dhe të kujdesshëm dhe se në terma moral ka qenë njeri i paqortueshëm, nuk është përfolur asnjëherë:

“Nuk e ka përdorur presidencën për qoka të veta, mund të jetë përdorur politikisht nga Berisha, ka bërë lojëra opozitare, por i ka bërë me kujdes.

Kohët e fundit për shkak të situatës së krijuar në PD, ngriti pak tonet por i mbajti në nivele civile. Në këtë kuptim mendoj se duhet ti hiqet kapelja.

Si personazh politik, ishte me profil të dobët, të ulët, nuk doli nga korniza. Nuk kishte personalitet të fortë, pro në tërësinë e vetë ishte një personazh pozitiv i politikës shqiptare”.

Zjarr Tv Ad