Zjarr Televizion Ad
This is a sample article.
...
Aleks Soros, djali i multimiliarderit George Soros, është shfaqur i relaksuar në shoqërinë e kryeministrit Edi Rama.
Në llogarinë e tij në “twitter”, Soros ka postuar një foto me Ramën ku shihen të rehatuar në kolltuqe me një gotë verë të kuqe para.
Krah fotos, Soros ka folur me superlativa për kryeministrin Rama, duke e konsideruar atë si vëllain e tij dhe falenderuar për gjithçka që po bën për Shqipërinë, Evropën dhe aleancën translantike.
“Me vëllanë tim @ediramaal
Në #Bratislavë , Edi është feneri i stabilitetit rajonal në Ballkanin Perëndimor dhe një fqinj i mirë për të gjithë, ai meriton më shumë merita për këtë. Faleminderit për gjithçka që bëni për #Shqipërinë , #Evropën dhe aleancën transatlantike vëllai im”, shkruan Soros.