Myslim Murrizi shpërthen keq ndaj Bardhit dhe Bashës: Ptuuu soj bastardësh, nxirrni kullat e njëri-tjetrit

0
392
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ish-deputeti Myslim Murrizi ka shpërthyer në akuza dhe fyerje ndaj deputetëve Gazment Bardhi e Lulzim Basha, pas akuzave të tyre të ndërsjellta në seancën e fundit plenare në Kuvend. Ky reagim i fortë vjen si përgjigje ndaj akuzave që drejtuesit e PD hodhën ndaj tij 4 vite më parë.

Kur lidershipi dhe deputetët e PD vendosën të digjin mandatet më shumë se 4 vite më parë dhe Murrizi bashkë me disa të tjerë nuk pranuan, ata u sulmuan nga të vetët se me gjasë kishin përfituar favore nga Rama dhe PS.

“Nga shkurti 2019 deri me 9 shtator 2021 nuk late gje pa thene e qelpsinllik pa nxjer nga goja hale e juaj per mua se isha shitur, i blere, paterice apo ne shermbim te rames e pushtetit. Nuk mgeli zagar e qelbesire nga tufa juaj e ndyre pa lehur se me kishte “ qeras” pushteti, prandaj nuk kisha djegur mandatin”, shkruan ai.

“Sot pas 4 vitesh i tregoni njeri tjetrit se sa qelbesira jeni dhe per çfare jeni ndare, per çfare jeni zene si qent e per çfare po ziheni ne sallen e parlamentit. Te ç “ nderuar” qelbesira! Per kater vjet rresht si nuk arritet te gjeni nje afere te Myslim Murrizit me ramen dhe qeverine e ps??????”, vijon ish-deputeti.

Myslim Murrizi shton se bashkë me opozitarët e PD, edhe pushteti u vu në lëvizje për të gjetur për të hetuar veprimtarinë e tij në 33 vite por nuk gjeti gjë.

“Po mi gjeni pra ,lejet e ndertimit, tenderat dhe favoret qe rama dhe qeveria me paska bere ne 2019 kur nuk pordha per vendimin tuaj per te djegur mandatet, e deri sot kur ju qelbanik qe shitet OPOZITEN akuzoni njeri tjetrin per kulla e kate kullash ne mes te Tiranes??????

Per 10 muaj rresh nga janari 2022 deri ne tetor 2022, kerkuan edhe zagaret e pushtetit per te gjetur ndonje gje per mua, duke me hetuar ne 33 vite dhe gjeten ate te semes se tyre, sepse ne 33 vjet as kam perfituar 1 lek nga taksat e Shqiptareve”, vijon ai.

Zjarr Tv Ad