“Na argëtoi qerratai”- Gjekmarkaj ironizon Bashën: E kërkonim në emisionet për njerëzit e humbur dhe ja ku u shfaq!

0
31
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Deputeti i Partisë Demokratike, Agron Gjekmarkaj reagoi me nota ironie ndaj kreut të PD, Lulzim Basha, i cili doli në një konferencë me gazetarët ku foli gjatë për situatën aktuale politike në vend.

Gjekmarkaj thotë se na kishte munguar, “e kërkonim në emisionet televizive për njerëzit e humbur dhe ja ku u shfaq”.

Sipas deputeti demokrat, “një gjë ra ne sy qe nuk kishte ndryshuar paaftësia për tu skuqur apo zverdhur”.

“Një konference shtypi me një protagonist që për një çast na shkëputi nga realiteti. Na argëtoi qerratai. Na kishte marrë malli. E kërkonim në emisionet televizive për njerëzit e humbur dhe ja ku u shfaq. Qeshte, bënte grimasa, mërzitej, qeshte prape. Nuk thoshte asgjë në rastin me të mirë, nuk dinte çfarë thoshte shpesh.

Të gjallët i vdiq , te vdekurit i ktheu përmbys. Te dhimbsej në vetëposhtërimin e tij si shërbëtor i marrë peng nga ambicia e tij për të mbetur dikush kur gjithmonë ka qene askush. Shaka e fatit qe kërkon reflektim te thelle që lideri nuk klonohet, nuk rritet ne epruvete nuk zgjidhet per mungesën e cilësive !

E kundërta do na e kishte shmangur ketë keqardhje për një investim të rreme që kemi bere në shumë vite. I la të zhgënjyer të gjithë ! Ata që po e përdorin per cilësinë e ulet të aktrimit po kaq ata që prisnin një vrasje ndërgjegjeje apo pak ndjenjë turpi për kohen , mundin sakrificat, shpresat që ju vrau me kotësinë e tij gjenetike! Një gjë ra ne sy qe nuk kishte ndryshuar paaftësia për tu skuqur apo zverdhur!”, thuhet në reagimin e Agron Gjekmarkajt.

Zjarr Tv Ad