“Na ra si bombë”, flet banorja e Astirit: Një ditë të bukur vijnë 3-4 punëtorë të ARRSH-së e na thonë do prishen banesat. Do i përgjigjemi me valë protestash

0
67
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Një valë protestash ka paralajmëruar një banore e Astirit këtë të hënë, duke qenë se shtëpitë e tyre po prishen pa paralajmërim.

Duke folur për Fax News, banorja thotë se janë informuar në mënyrë informale për prishjen e banesave të tyre, ndërkohë një ditë papritur i kanë shkuar në shtëpi disa punonjës të ARRSH-së për t’i njoftuar.

Më tej banorja thotë se lajmi për prishjen i ra si bombë. Ajo nuk ëkrkon gjë tjetër veçse projekti të jetë formal dhe të dihet kush banesa do prishen e kush jo.

“Në rrugë informale morëm vesh që do na prishën banesat. Një ditë të bukur vijnë 3-4 punëtorë të ARRSH që thonë shtëpitë tuaja do të prishen se do bëhet unaza e re. Jemi qytetarë, jemi për zhvillim. Nuk kemi qenë në dijeni përpara absolutisht. Asnjë punonjs i bashkisë nuk ka komunikuar me banorët. Na ra bombë me thënë të drejtën. Kemi vendosur të bëjmë një valë protestash për të kërkuar që projekti të jetë formal dhe ta marrim vesh kush banesa prishen dhe kush jo“, u shpreh ajo.

Zjarr Tv Ad