Zjarr Televizion Ad
This is a sample article.
...
Për të disatën ditë rresht naftëtarët e Ballshit kanë dalë në protestë. Ata sot janë grumbulluar para prefekturës së Fierit dhe kërkojnë marrjen e pagave të prapambetura.
Sipas tyre protesta do të vazhdojë deri në zgjidhje të problemit.
Naftëtarët i bëjnë apel bashkive Fier, Patos e Mallakastër që të bashkohen me shqetësimet e tyre.
“Do presim deri të premten dhe nga e hëna do futemi në uzinë. Me leket tona do rifillojmë punën, jemi të bashkuar të gjithë, jemi punëtore të kualifikuar. Shteti t’i japë zgjidhje ose të shpallë falimentin dhe të ikim ose të rihapë punën”, thanë naftëtarët.