Naftëtarët e Ballshit thirrje Ramës:”Mos të ngatërrojë kauzën tonë me Ligën e Futbollit”

0
32
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Në ditën e 16 të grevës së urisë, gratë naftëtare të Ballshit i kujtojnë kryeministrit Rama se ka qenë ai që u ka sjellë privatin për menaxhimin e uzinës.

Naftëtarët i kërkojnë kreut të qeverisë që të mos i ngatërrojnë me Ligën e Futbollit, pasi greva e tyre nuk do të ndalë.

“Ka një problem, punonjësit e një kompanie private, pasi është kompani private, nuk është e shtetit sepse është privatizuar. Dhe punonjësit e një ndërmarrje private e cila falimenton trajtohen nga shteti me asistencë sociale. Ky është detyrimi që ka shteti.”

Naftëtarët i kërkojnë të parit të qeverisë të mos i ngatërrojë me Ligën e Futbollit.

“Mos të ngatërrojë kauzën tonë me kauzën e La Ligës së Futbollit. Futbolli nuk ishte në protestë por bojkot. Në bojkot nuk kanë qenë sportistët, të cilët janë punëtorë si puna jonë, por Presidentët që kërkojnë sipas ligjit hesapet e tyre”.

Zjarr Tv Ad