Naftëtarët sërish në “mëshirë të fatit”, rikthehen protestat në Ballsh: Kompanitë private po plaçkitin uzinën, nuk do t’i lejojmë

0
27
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Tetori është muaji i fundit që naftëtarët e Ballshit do të marrin pagë nga shteti, në bazë të marrëveshjes së nënshkruar nga Sindikata e Naftëtarëve me qeverinë.

Pas këtij muaji, ata do të mbeten sërish në mëshirë të fatit dhe pa asnjë të ardhur, pasi siç janë shprehur, rroga nga uzina është e vetmja mundësi për të ushqyer familjen.

Ditën e sotme ata kanë dalë sërish në protestë përpara uzinës, duke kërkuar zgjidhjen e kësaj situate dhe vënien e rafinerisë në punë. Kreu i Sindikatës, Sokol Dautaj, u shpreh se kompani të ndryshme private po futen në uzinë me qëllim plaçkitjen e saj, por nuk do të lejohen nga naftëtarët, pasi kjo rafineri është nën sekuestro preventive.

Zjarr Tv Ad