Nard Ndoka rrëfen gjestin romantik, opinionisti e zë ngushtë: E ke bërë vërtet, apo e the për t’u dukur?!

0
189
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Politikani Nard Ndoka, ka bërë një rrëfim ndryshe këtë të premte, teksa ka qenë i ftuar në një emision televiziv. Ai ka zbuluar se është një bashkëshort romantik dhe në “Shije Shtëpie” në Tv Klan, ka treguar një episod romantik me bashkëshorten.

“Isha me pushime për 4-5 ditë diku dhe me miqtë e mi, me familjen. Kishte një oborr e shumë lule, lule edhe prej këtyre të egrave që dalin vetë, por edhe ato që i kishin kultivuar që ishin goxha interesante.

Unë këputa një prej këtyre luleve dhe ia dhashë bashkëshortes time. Për 4 ditë që qëndruam aty, atë lule e mbajti diku aty sipër si një relike se iu duk momenti”, u shpreh Nard Ndoka, ndërkohë që një nga opinionistët që ishte aty, e ngacmoi nëse këtë e kishte bërë vërtet apo ishte sa për t’u dukur.

Elton Saraselli: Tani ti këtë e ke bërë vërtet apo e the sa për tu dukur bukur në televizor siç tha Xhensila qëparë me fotot e Instagramit, e kupton?

Nard Ndoka: Këto janë gjeste që lënë një lloj shijeje, e kupton vetë.

Zjarr Tv Ad