Nasip Naço i bashkohet Partisë Socialiste: Shqipëria s’ka nevojë për eksperimente politike

0
474
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ish-deputeti Nasip Naço ka braktisur Lëvizjen Socialiste për Integrim, për t’ju bashkuar Partisë Socialiste. Ky fakt është bërë i ditur nga vetë Naço, i cili ka qenë deputet në qarkun e Beratit. Nga Berati, teksa merrte pjesë në ceremoninë e hedhjes së kryqit, në prani të ministrit Blendi Klosi, ish-ministri i Drejtësisë theksoi se do të përkrah të majtën progresive. Mes të tjerash ai pohoi se Shqipëria nuk kanë më nevojë për eksperimente politike, por për të ecur përpara.

“Prej 30-vjetësh kam munguar vetëm 2 herë në ceremoninë e hedhjes së kryqit në Berat. Sot është në ditë e bekuar sepse jam edhe në krah të mikut tim Blendi Klosi. Harmonia fetare mbizotëron në këtë qytet. Unë do të shprehja sot edhe qëndrimin tim që do të vazhdoj të jem në krah të të majtës progresive, e cila i ka dhënë tonin Shqipërisë në tërë këto vite. Berati dhe Shqipëria nuk kanë më nevojë për eksperimente politike, kanë nevojë për ecur përpara. Unë kam qenë pjesë e kabinetit qeveritar nga LSI-ja, kam dhënë kontributin tim ndoshta modest, por përkushtimi ka qenë i madh për të ecur përpara, si në reformën në drejtësi ashtu edhe në reformat e tjera. Sot jam me zotin Klosi por do të jem edhe në të ardhmen me zotin Klosi. Shqipëria nuk ka nevojë për njerëz që të jenë vasal të dikujt tjetër ka nevojë që të përfaqësojë edhe një pjesë të elektoratit në qarkun e Beratit që është e pa përfaqësuar dhe në çdo rast kërkon që votat e tyre të shkojnë në koalicion me të majtën progresiste. Unë besoj se Shqipëria nuk ka më nevojë më për eksperimente, eksperimentet i takojnë të kaluarës, e ardhmja i përket të majtës progresive. Nga sondazhet që janë bërë dhe nga mesazhet që më kanë ardhur, më kërkohet të përfaqësoj këtë pjesë të elektoratit dhe nuk janë pak, janë rreth 70% të atyre që kanë votuar dhe duan të votojnë të majtën progresive.”, tha Naço.

Zjarr Tv Ad