NATO ngre ALARMIN: Irani mund të dërgojë raketa balistike në Rusi, kjo është e papranueshme

0
88
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka thënë se Irani mund ta furnizojë Rusinë me raketa balistike dhe drone për t’i përdorur në luftën e tij në Ukrainë.

Ukraina dhe aleatët e saj perëndimorë, përfshirë SHBA-në, thanë se Teherani tashmë kishte dërguar drone në Rusi .

Të martën, u raportua se Irani po përgatiste një dërgesë prej 1000 raketash dhe dronësh të destinuar për Rusinë.

“Ne e shohim Iranin duke ofruar drone dhe duke konsideruar dërgesat e raketave balistike në Rusi ”, tha Stoltenberg.

“Kjo është e papranueshme. Asnjë vend nuk duhet të ofrojë mbështetje për Moskën në këtë luftë të paligjshme”, shtoi ai.

Ukraina ka thënë se rreth 400 dronë iranianë janë përdorur tashmë kundër popullsisë civile të Ukrainës, mirëpo kjo akuzë është hedhur poshtë nga Irani.

Zjarr Tv Ad