Fotografi i modës Peter Lindbergh, i njohur për fotot bardh e zi, ka vdekur në 74 vjeçare.
Fotografi gjerman u nda nga jeta të martën dhe lajmi u konfirmua në llogarinë e tij zyrtare në Instagram.
I lindur në 1944 në Lindbergh ai punoi me shumë stilistë të mëdhenj dhe revista ndërkombëtare gjatë karrierës së tij.
Së fundmi punoi me Meghan Markle, Dukeshën e Sussex, për botimin e shtatorit të revistës Vogue.
Në vitet 1990, Lindbergh ishte i njohur për fotografimin e modeleve si Naomi Campbell dhe Cindy Crawford.
Lindbergh studioi në Akademinë e Arteve të Bukura në Berlin në vitet 1960.
Ai ndihmoi fotografin gjerman Hans Lux për dy vjet para se të hapte studion e tij në 1973.
Më pas u transferua në Paris në 1978 për të vazhduar karrierën e tij.
Puna e Lindbergh si fotograf u shfaq në revista të tilla si Vogue, Vanity Fair, Harper’s Bazaar dhe New Yorker.
Ai preferoi të fotografonte modelet e tij në mënyrë natyrale, duke thënë për Vogue në fillim të këtij viti: “Unë e urrej editimin e fotove. Unë e urrej make-up. Gjithmonë them: “Hiqeni make-up!”
Puna e Lindberghu shfaq në muzetë si Victoria & Albert Museum në Londër dhe Centre Pompidou në Paris.
Gjithashtu ishte producent i një numër filmash dhe dokumentarësh.
Filmi i tij Inner Voices fitoi çmimin e dokumentarit më të mirë në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Toronto në 2000.