Ndahet nga jeta legjenda e WWE

0
15
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Legjenda e WWE, King Kong Bundy është ndarë nga jeta në moshën 61 vjeçare. Lajmet për vdekjen e mundësit, emri i vërtetë i të cilit ishte Christopher Pallies, u konfirmuan në një postim në Facebook nga shoku i tij David Herro.

“Sot kemi humbur një legjendë dhe një njeri që e konsideroja familje. U prefsh në paqe Chris. Të duam,”-shkroi ai.

Nuk dihet ende shkaqet e vdekjes së mundësit të famshëm.

Në një deklaratë në website, WWE tha se: “Jemi të pikëlluar nga vdekja e legjendës së WWE King Kong Bundy.”

Christopher bëri debutimin e parë në WWE në vitin 1981. Ndërsa fitoi famë ndërkombëtare kur u përball me rivalin Hulk Hogan në mesin e viteve 1980. Hogan shprehu ngushëllimet për vdekjen e ish rivalit të tij,d uke thënë se ishte i tronditur nga lajmi.

Zjarr Tv Ad