Ndahet nga jeta “Mjeshtri i Madh” Vehap Xhindoli, presidenti Meta mesazh ngushëllimi: Trashëgimia e lënë pas do të nderohet dhe kujtohet me respekt

0
18
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Një nga figurat historike të peshëngritjes së qytetit të Elbasanit, Mjeshtri i Madh Vehap Xhindoli është ndarë nga jeta.

Ai njihet për rolin e tij në zhvillimin e akrobacisë dhe atletikës, si dhe është themeluesi i cirkut të Elbasanit. Presidenti Meta me anë të një postimi në rrjetet sociale ka shprehur ngushëllimet për familjen e të ndjerit, teksa shprehet se Xhindoli ka  lënë pas një trashëgimi sportive që gjithmonë do të nderohet dhe kujtohet me respekt.

Me trishtim mora lajmin për ndarjen nga jeta të Mjeshtrit të Madh Vehap Xhindoli, një nga figurat historike të peshëngritjes së qytetit të Elbasanit, me kontribut të çmuar si sportist dhe trajner i suksesshëm.

Personalitet sportiv i gjithanshëm, ai luajti një rol të veçantë edhe për zhvillimin cilësor të atletikës dhe akrobacisë, veçanërisht si themelues i cirkut të Elbasanit, duke lënë pas një trashëgimi sportive që gjithmonë do të nderohet dhe kujtohet me respekt.

Ngushëllime familjes, kolegëve dhe komunitetit elbasanas për këtë humbje të pazëvendësueshme!

Të prehet në paqe”, shkruan Meta.

Zjarr Tv Ad