Edi Rama shpërndan apelin e Manastirliut: Mos dëgjoni broçkulla, por shkoni bëni vaksinën…

0
36
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, u ka bërë sërish sot thirrje qytetarëve, duke iu thënë që të shkojnë të marrin dozën e vaksinës.

Sipas saj, vaksinimi është e vetmja zgjidhje, që ka sot njerëzimi dhe një mendjelehtësi që ka pasoja të rënda.

Manastriliu u shpreh se pasojë më të rëndë se humbja e jetës nuk ka, ndaj qytetarët nuk duhet të humbin kohë.

Mos e neglizhoni vaksinimin duke dëgjuar broçkullat e kujt nuk ka as edhe një minimum humanizmi dhe përgjegjshmërie. Sfida që disa i bëjnë shkencës dhe mjekësisë, refuzimi për të pranuar mendimet e ekspertëve më të mirë në Botë, që thonë se vaksina është arma më e fuqishme që ka sot njerëzimi, është një mendjelehtësi që ka pasoja të rënda. Dhe pasojë më të rëndë se sa humbja e jetës, nuk ka”- Apeli i Ministres Ogerta Manastirliu për qytetarët për t’u vaksinuar sa më parë , tha Manastirliu.

Ministrja tha më tej se shumica dërrmuese e të shtruarve në spital janë të pavaksinuar.

“Edhe pse shifrat e infeksioneve të shkaktuara nga kanë pësuar një ulje të lehtë në ditet e fundit, për fat të keq, e njëjta gjë nuk ka ndodhur. Pavarësisht përpjekjeve të mjekëve në spitalet tona, shumë qytetarë nuk kanë mundur të fitojnë betejën për jetën. Sipas raportimit nga spitalet  95 % e rasteve shtrimeve në spital janë të pavaksinuar. Po kështu shumica dërrmuese e viktimave në Spitalet , janë jetë njerëzish që e humbën luftën, për shkak të mosvaksinimit”, theksoi Manastirliu në mesazhin e saj.

Zjarr Tv Ad