Ndalimi i dypunësimit të mjekëve, Ministria e Shëndetësisë del me deklaratë

0
11
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ministria e Shëndetësisë del me deklaratë sqaruese lidhur me projektligjin që ka të bëjë me punësimin e mjekëve dhe infermierëve.

Në deklaratë thuhet se lidhur me lajmin e publikuar në media për ndalimin e dypunësimit të mjekëve, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale sqaron se, një nga nenet e propozuara në ligjin e ri të kujdesit shëndetësor, nuk kanë të bëjnë me ndalimin e dypunësimit të mjekëve, por me ndalimin e ushtrimit të dy profesioneve të ndryshme.

“Ndryshimi i propozuar lidhet me faktin se, kur një profesionist shëndetësor ka dy profesione, p.sh., stomatolog dhe farmacist, pra ka dy diploma, ai duhet të zgjedhë cilin profesion do të ushtrojë dhe ndërkohë duhet të pezullojë licencën tjetër. Ky ndryshim i propozuar është në përgjigje të shqetësimit të ardhur nga urdhrat profesionistë, pasi ushtrimi njëkohësisht i dy profesioneve shpesh ishte fiktiv”, sqaron ministria e Shëndetësisë.

Në projektligj thuhet se profesionistët e shëndetësisë, të cilët kanë përfituar më shumë se një profesion në fushën e shëndetësisë, nuk mund t’i ushtrojnë njëkohësisht këto profesione.

Këta profesionistë deklarojnë profesionin që duan të zgjedhin pranë urdhrave profesionistë përkatës, duke pezulluar në këtë mënyrë të drejtën e ushtrimit të profesionit/profesioneve të tjera.

Zjarr Tv Ad