Ndalimi i telefonave për avokatët në seancat gjyqësore, Daci: Totalisht i paligjshëm, nëse do jetë nevoja do shkoj deri në Strasburg

0
14
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Në një intervistë për Fax News, avokati Jordan Daci ka folur për seancën e parë të një kërkese padie që ai vetë ka ngritur për shfuqizimin e një urdhri, sipas tij i paligjshëm për të mbajtur telefonin gjatë seancës gjyqësore. Përdorimi i telefonit përveç se ndihmon avokatët në punën e tyre, nuk krijon asnjë problem në mbarëvajtjen e seancave gjyqësore.

“Kufizon të drejtën e avokatëve dhe palëve të tjera në proces, si ekspertët psikologët,etj. Në vlerësimin tim është një mënyrë për të kufizuar ushtrimin e lirë të profesionit, aq më pak që shumica e avokatëve përfshir mua e perdorim si librari, kalendar, data base dhe shumë forma tjera pasi telefoni është mjet pune. Ky urdhër është totalisht i paligjshëm dhe kufizimi bije ndesh me disa nene te ligjit për profesionin e avokatit, njëkohësisht bije ndesh me parimet kushtetuese themelore”– tha Daci.

Ndër të tjera Daci u shpreh se arsye e ndalimit të telefonave mund të jetë edhe regjistrimi i ndonjë rasti kur seancat janë bërë në kundërshtim me ligjin dhe kjo ndodh për të fshehur shkeljet e ligjit, nëse dikush gjykon drejt dhe sillet në përputhje me ligjin se ka problem nëse regjistrohen.

Zjarr Tv Ad