Zjarr Televizion Ad
This is a sample article.
...
Policia e Elbasanit ka bërë ndalimin e mjekut neuro-psikiatër në Spitalin e Gramshit, Ç.Z 60-vjeç.
Ndalimi i tij u bë me urdhër të Prokurorit për veprën penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.
Policia sqaron se “ndalimi i tij u bë pas pamjeve filmike të transmetuara në emisionin investigativ “Fiks Fare”, ku mjeku i ka marrë shtetasit A.S, shumën prej 30.000 lekë me premtimin e dhënies së KEMP-it, për babain e tij”.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprimet të mëtejshme.