20 shkurti, Basha: Të shembim sistemin që e mban Shqipërinë peng të krimit

0
2

Kryedemokrati Lulzim Basha ka një mesazh të fortë në ditën e rrëzimit të bustit të Enver Hoxhës.

“Sot përkujtojmë 20 shkurtin 1991, ditën kur shqiptarët u bashkuan dhe shembën jo thjesht një statujë, por simbolin e diktaturës më të egër të Europës, të etur për Liri dhe Demokraci, me ëndrrën më të madhe “Shqipëria si gjithë Europa!”, shkruan Basha, teksa publikon një foto nga rrëzimi i bustit.

Ai shton se 28 vite më pas, ndodhemi përballë një sfide të ngjashme.

Kryedemokrati thotë se një regjim antidemokratik, oligarkik, i ardhur në pushtet nga blerja e votave përmes krimit të organizuar, po zhbën ëndrrën e shqiptarëve për Shqipërinë si gjithë Europa.

“Ndonëse nuk kemi shtatore për të rrëzuar, çdo ditë për ne është 20 shkurt, derisa të shembim sistemin që e mban Shqipërinë peng të krimit dhe korrupsionit duke varfëruar dhe shtypur përditë shqiptarët. Qëllimi ynë është t’i japim atyre një qeveri të njerëzve, për njerëzit dhe nga njerëzit. Vetëm kështu do ecim të sigurt drejt Europës”, shprehet në qëndrimin e tij lideri i opozitës.