Ndarja nga jeta e Vladimir Grillos, Presidenti: Do të kujtohet nga të gjithë për emocionet e veçanta që na dhuroi për dekada

0
68
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Me shumë trishtim mësova për ndarjen nga jeta të gazetarit dhe komentatorit të mirënjohur sportiv, mjeshtrit të mikrofonit, Vladimir Grillo.

Do të kujtohet nga të gjithë për emocionet e veçanta që na dhuroi për dekada, duke përcjellë me profesionalizëm dhe timbrin e veçantë të zërit, në familjet dhe ambientet tona shoqërore, vlerat më të arrira sportive.

Në këto momente të vështira ju shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes, miqve dhe kolegëve për këtë humbje të pazëvendësueshme.

Të prehet në paqen e merituar!

Zjarr Tv Ad