Rrëshqitja në humnerë/ Alfred Lela rrëfen tmerrin mes dëborës : Nuk mendoja se do ndalesha më…

0
164
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Gazetari dhe moderatorit Alfred Lela dhe 4 alpinistë miq të tij kanë kaluar orë tmerri mbrëmjen e sotme pasi kanë rrëshkitur në humnerë në Malin e Munellës, teksa ishin duke eksploruar.

Në reagimin e tij të parë për mediat, Lela ka treguar orët e tmerrit që kanë kaluar, ku thekson se era e fortë i ka detyruar të kthehen pas dhe për pasojë kanë humbur rrugën për të zbritur, duke rënë në humnerë bashkë me dy prej tyre, ku njëri është lënduar rëndë dhe tjetri u gjet i vdekur pak orë më vonë.

Lela: E kapëm majën, aty nisi një stuhi që frynte në dy krahët dhe na bëri të pamundur kapërcimin në anën tjetër të majës për t’u ulur në një drejtim tjetër. Era ishte e tillë sa që na merrte mbrapsht. U detyruam të iknim mbrapsht. Ishim pa fat, sepse era dhe i ftohti kishin mbuluar gjurmët duke e bërë uljen më të vështirë. Në përpjekje për t’u ulur kemi rrëshqitur 3 prej nesh, unë i pari. Me ndihmë të Zotit jam ndalur aty ku nuk mendoja se do të ndalesha më, mendoja se e kisha mbyllur me këtë botë. Më ka ndaluar një objekt pa shkuar në anën tjetër të shkëmbit.

Kyçi besoj që është thyer, shpresoj të jetë ndrydhur. Një është dëmtuar rëndë, është përcjellë me barelë poshtë. Ndërsa një tjetër është ende i humbur, nuk e dimë sa poshtë është. Na janë dashur rreth 1 orë për të zbritur sepse era ishte forcuar shumë nga i ftohti. Kjo është rezymeja. Ne jemi grup që bëjmë ekspedita prej shumë vitesh. Ishim një grup miqsh që do të bënim ngjitjen e fundit të vitit e ndërkohë unë dhe kameramani po xhironim e filmonim.

Zjarr Tv Ad