Ndarja nga Maqedonia për rrugën në BE, PS nuk lejon mocionin e opozitës me Ramën

0
80
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Mazhoranca refuzoi të zhvillonte një mocion me debat me opozitën për rrugëtimin europian të Shqipërisë.

Çështja që kishte trazuar opozitarët ishte deklarata e kryeministrit Edi Rama se në rast të një refuzimi të nisjes së bisedimeve edhe këtë herë, Shqipëria do të ndryshonte kurs, duke kërkuar shkëputjen e rrugëtimit të saj nga Maqedonia e Veriut.

‘Sigurisht të thuash që ne do të ndryshojmë menjëherë kurs se këtë porosi kemi marrë nga këshillimi kombëtar është sa antikushtetues, e antiligjore dhe provokative. Këto i thonë vetes rilindës, por rilindësit thoshin që dielli për Shqipërinë lind nga perëndimi, por për ju lind natyrshëm nga lindja. Nuk është histori patronazhistësh kjo’, tha Vasili.

Arsyet se përse dhanë votat kundër i shpjegoi Taulant Balla, i cili u shpreh se vendi ynë nuk mund të mbahet peng nga ngërçi Maqedoni e Veriut-Bullgari. Por ky nuk ishte argumenti i vetëm që bindi PS-në për të ngritur kartonët e kuq.

‘Këtu tani vijnë këta. E kush këta. Këta që një pjesë e kësaj salle thonë që Shqipëria po ndryshon kurs. Shqipëria nuk ka plan b, ka vetëm plan a. Plan b keni ju të ashtuquajtur sovranista që e keni kthyer antiamerikanizmin në doktrinë dhe për këtë ne nuk ju shërojmë dot. Ju jeni shoqata e non gratave në Ballkan. Mbani qëndrime që nuk ju kupton askush’, u shpreh Balla.

Shqipëria shpreson që brenda presidencës franceze të Unionit, të marrë dritën jeshile për t’u ulur në tryezën e parë ndërqeveritare të negociatave me Brukselin.

Zjarr Tv Ad