Ndërkombëtarët nuk binden nga tërheqja e trupave ruse/ Paralajmëron Blinken: Putin mund të “tërheqë këmbëzën” sot ose nesër, nëse…

0
51
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken i ka bërë jehonë komenteve të Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg, për situatën dhe konfliktin mes Rusisë dhe Ukrainës.

BBC shkruan se Blinken ka mbështetur deklaratën e shefit te NATO-s që tha se nuk ka pasur ndonjë “tërheqje kuptimplotë” të forcave ruse nga kufiri i Ukrainës, pavarësisht pretendimeve të Rusisë.

“Ka një ndryshim midis asaj që thotë Rusia dhe asaj që bën,” tha Blinken.

“Përkundrazi, ne vazhdojmë të shohim forcat ushtarake të jenë ende në kufi, të grumbullohen në kufi”.

Sipas Sekretarit amerikan, Vladimir Putin mund të “tërheq këmbëzën” sot ose nesër nëse do.

Zjarr Tv Ad