“Përherë qeveri e vonuar, masat duhet të ishin marrë me kohë, media ka raportuar përpara qeverisë, që sulmi ishte nga grupime që vinin nga Irani!”, kështu është shprehur deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji ndaj vendimit të qeverisë për të ndërprerë marrëdhëniet me Iranin, pas sulmeve kibernetike. Ai gjithashtu shton se sulmi kibernetik për fat të keq ka ekspozuar Shqipërinë si hallkë të dobët duke rënë lehtësisht pre e sulmit!
Statusi:
Përherë qeveri e vonuar, masat duhet të ishin marrë me kohë, media ka raportuar përpara qeverisë, që sulmi ishte nga grupime që vinin nga Irani! Ndërprerja e marrëdhënive diplomatike duhet të kishte ndodhur, por më mirë vonë se kurrë!
Sulmi kibernetik për fat të keq ka ekspozuar Shqipërinë si hallkë të dobët duke rënë lehtësisht pre e sulmit! Milionat e Eurove të shpenzuara nga taksat e qytetarëve nuk janë përdorur në mënyrë efiçente!
Kjo ngjarje por dhe ngjarja e Gramshit ku akuza e prokurorisë është për spiunazh duhet të marrin gjithë vëmëndjen e duhur, mbeshtetjen e duhur dhe projektorët e plotë! Ne do të kërkojmë informacione të plota në Komisionin e Sigurisë Kombëtare nga drejtuesit e institucioneve, KM, drejtuesi i SHISH, AKSH!
Shqipëria duhet të investojë për të kapur standardet më të larta të sigurisë dhe të rrisë buxhetin për mbrojtjen në nivelin e kerkuar nga NATO.