Është ndarë nga jeta si pasojë e Covid 19, një 28 vjeçar nga Shkodra, i cili ishte me profesion elektriçist. Mësohet se i riu që ka humbur jetën është Anton Çuni, ndërsa lajmi është konfirmuar dhe nga ana e OSHEE-së në Shkodër.
Njoftimi i OSHEE-së:
Virusi nuk njeh moshë, aq më tepër profesion… Padrejtësisht i mori jetën kolegut tonë, elektricistit 28-vjeçar, Anton Çuni. Me hidhërim të madh, të pikëlluar, i shprehim ngushellime të sinqerta familjes, të afërme dhe miqve. U prehtë në paqe.
Ndërkohë që mëngjesin e sotëm është ndarë nga jeta në spitalin Shefqet Ndroqi, Anibal Byberi, i cili ishte shtruar mbrëmjen e djeshme me urgjencë, dhe kishte përfunduar në intubim.
“Pas rëndimit të gjendjes shëndetësore, mjeku Byberi është paraqitur në Urgjencën e Spitalit Universitar “Shefqet Ndroqi”, ku pavarësisht ndihmës së menjëhershme të ofruar nga stafi mjekësor, fatkeqësisht nuk ka mundur të mbijetojë si pasojë e insuficencës së rëndë respiratore”.
Ministria thekson se mjeku Anibal Byberi vuante nga psoriasis, një sëmundje lëkure dhe obeziteti.
“Pas shumë vitesh punë në vendlindjen e tij, ka punuar për disa kohë si mjek në burgun 302, ndërsa aktualisht nuk ishte në punë, ndërsa këto ditë do të konkuronte në portalin “Mjekë për Shqipërinë”.