Ndërron jetë ish-kryebashkiaku i Korçës, vitet e fundit i kaloi në varfëri e i vetëm

0
172
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Këtë të mërkurë ka ndërruar jetë ish-kryebashkiaku i Korçës, Robert Kotmillo. Kotmillo drejtoi bashkinë e qytetit juglindor nga viti 1996 deri në vitin 2000.

Intervistën e fundit të jetës ai e dha për Euronews Albania, ku tregoi se jetonte i vetëm dhe në kushte të vështira ekonomike.

Në rrëfimin e tij për Euronews Albania, ai foli për karrierën e tij të pasur, e cila, megjithatë, nuk i la asgjë pas.

“Unë punova 29 vite si kryeinxhinier i ndërmarrjes së frigoriferëve në Korçë, bëra shumë për qytetin dhe vendin. Më pas, isha kryetar i Këshillit të Bashkisë dhe për katër vjet kryebashkiak,” deklaronte ai në intervistën e dhënë më 19 tetor 2024.

Teksa tregoi se ushqimin e siguronte nga një fondacion në Korçë, ai shprehu keqardhjen për korrupsionin në nivelet e larta të politikës shqiptare.

“Më vjen keq kur dëgjoj se gjashtë kryetarë bashkie dhe katër ministra janë në burg. Është e rëndë që persona të tillë, të cilët përfundojnë pas hekurave, të kenë qenë në krye të bashkive apo institucioneve drejtuese të vendit. Shumë e rëndë,” tha ai.

Zjarr Tv Ad