Ndeshja e parë sezonale vjen me risi teknologjike për Milanin

0
47
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Sezoni i ri për Milanin nis në Gjermani më 16-të korrik me sfidën kundër Kolnit e vlefshme për “Telekom Cup”.

Më tepër se thjeshtë një miqësore kjo ndeshje do të jetë e rëndësishme edhe për risitë teknologjike do të sjell.

Skuadra gjermane ka vendosur të implementoj disa teknologji të reja në futboll për tju dhuruar tifozëve një tjetër eksperiencë në stadium.

Parashikohet që në këtë takim disa telekamera të mbahen nga vetë futbollistët duke dhuruar një kënd të ri të pamjeve në fushë.

Ndërkohë një sistem do të jetë në dispozicion të tifozëve për tju treguar se ku janë vendet e tyre dhe si janë radhët nëpër tualete dhe restorante.

Kujtojmë që këto teknologji testohen për herë të parë në futboll.

Zjarr Tv Ad