Ndeshje miqësore mes yjesh dhe legjendash të futbollit anglez

0
17
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Gary Neville, Ryan Giggs dhe Ashley Cole janë disa prej emrat e legjendave që morën pjesë në ndeshjen miqësore në nderim të Vincent Kompany mes legjendave të Manchester City dhe Premier League All stars.

Vetë 33 vjeçari i cili luan me Anderlechtin nuk ishte pjesë e lojës pas një dëmtimi në kofshë.

Martin Petrov e dërgoi Cityn në avantazh por nuk vonoi shumë për Robbie Kean që të kthejë barazpeshën.

Robin van Persie e ndezi stadiumin me një goditje jashtë zone duke e dërguar në rrjetë por ishte Benjamin që barazoi përsëri shifrat për Manchester Cityn. Ndeshja përfundoi me rezultatin 2-2.

Paratë e fituara nga kjo ndeshje miqësore do të dërgohen në një shoqatë bamirësie për njerëzit e pastrehë të quajtur Tackle4MCR, e krijuar nga Vincent Kompany  së bashku kryebashkiakun e Manchesterit Andy Burnham.

Gjatë ditës skuadra e Citizens deklaroi se jashtë Etihad Stadium do të vendoset një statujë e Vincent Kompany në formë nderimi të legjendës.

Zjarr Tv Ad