“Ndëshkim të ashpër për fajtorin”- Taulant Balla reagon për plagosjen e policit në Himarë: Kush ngre dorë mbi efektivët kryen krim të rëndë

0
23
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ministri i Brendshëm Taulant Balla ka reaguar për ngjarjen në Vlorë, ku mbeti i plagosur me thikë polici Redin Çaushaj, pasi ndërhyri për të shuar konfliktin mes dy personave të tjerë. Balla shkruan se pret nga Prokuroria e Vlorës që të bëjë një hetim të pavarur dhe dënim të ashpër për autorin që plagosi policin. Balla tha se kushdo që ngre dorë mbi një polic kryen krim të rëndë kundër shtetit.

“Prej mbrëmë, pak para mesnate, një nga djemtë e rinj dhe të përkushtuar të Policisë së Komisariatit Himarë, Redin Çaushaj, po lufton për jetën në Reanimacionin e Spitalit të Vlorës. Mjekët dhe infermieret e këtij spitali kanë bërë më të mirën dhe gjendja shëndetësore e Redianit, edhe pse vazhdon e rëndë, po shfaq përmirësime dhe paraqitet e stabilizuar në parametrat jetikë për momentin. Redin Caushaj mban detyrën e inspektorit në Policinë e Shtetit dhe dje edhe pse jashtë orarit të shërbimit është përpjekur të bëjë detyrën duke ndërhyrë për shuarjen e një konflikti mes dy shtetasve, siç jam informuar menjëherë mbrëmë nga Drejtori i Përgjithshëm. Në këtë përpjekje të punonjësit të policisë, njëri nga shtetasit e ka goditur me armë të ftohtë duke e plagosur rëndë. Autori i këtij krimi është arrestuar sot në të gdhirë nga forcat tona të Policisë së Shtetit dhe pres nga Prokuroria Vlorë të bëjë një hetim të plotë, të pavarur dhe një ndëshkim të ashpër për fajtorin. Kushdo që guxon të ngrejë dorë kundër një punonjësi policie duhet ta dijë mirë se po kryen një krim të rëndë kundër shtetit. Do të flas në një moment të dytë sot për këtë çështje. Redini do të vazhdojë të qëndrojë në Reanimacioin e Spitalit Vlorë, pas konsultimit që patëm me mjekët dhe drejtuesit e Spitalit”, njofton Balla.

Zjarr Tv Ad