Policia referon për ndjekje penale organizatorët e protestës së ditës së djeshme para Ministrisë së Brendshme. Për ndjekje penale janë referuar të rinjtë e Forumit Rinor të Partisë Demokratike. Akuza për të rinjtë e FRPD është organizimi dhe pjesëmarrja në tubime të paligjshme. Të rinjtë demokratë protestuan, duke kërkuar dorëheqjen e ministrit të Brendshëm, Xhafaj dhe largimin e kryeministrit Rama. Protesta simbolike prej 30 minutash ishte një organizim i Forumeve Rinore të dy partive kryesore të opozitës PD-LSI, të mbështetur dhe nga deputetë të këtyre dy forcave dhe militantë. Në protestë nuk munguan edhe simbolika, si improvizimi i një gomoneje me drogë dhe para saj fotot e Ramës, Tahirit dhe Xhafaj të identifikuar nga opozita si “peshqit e mëdhenj”.
Ndjekje penale për të rinjtë e FRDP që protestuan dje kundër Xhafës
Zjarr Televizion Ad
This is a sample article.
...