Basha viziton minatorin në spital: Mafia e kromit ka marrë peng qeverinë Rama

0
313
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha deklaroi se mafia e kromit në 5 vite qeverise të Edi Ramës ka marrë jetë minatorësh sa në 20 vite të marra së bashku. Sipas shefit të opozitës kjo situatë duhet ndalur dhe që të ndalet duhet larguar kjo qeveri.
Në 5 vite, mafia e kromit dhe mafia e Edi Ramës dhe Damian Gjiknurit me shokë i kanë marrë jetën më shumë minatorëve se në 20 vite të marra së bashku. Kjo nuk mund të vazhdojë më, duhet të ndalet dhe që të ndalet ne duhet ti japim fund një qeverie të marrë peng nga krimi dhe korrupsioni. Ashtu si krimi i organizuar ka marrë peng Ministrinë e Brendshme që nga koha e Saimir Tahirit dhe tani me Agron Xhafaj dhe Fatmir Xhafaj, ashtu mafia e kromit, e lojërave të fatit kanë marrë peng Edi Ramën, Olsi Ramën, Arben Ahmetaj dhe Damian Gjiknurin.
Duke e cilësuar si pengesën kryesore për Shqipërinë europiane, Basha se qeveria Rama nuk përfaqëson më interesat e popullit por ato të mafies së drogës, lojërave të fatit dhe kromit.
Kjo që themi sot është e shkruar me vuajtje, me plagë, me varre të hapra në kurriz të shqiptarëve dhe lexohet qartë dhe nga partnerët tanë ndërkombëtarë. Ndaj është një arsye më shumë për gjithë shqiptarët të kuptojnë se ka ardhur koha ta flakim tutje këtë qeveri që nuk përfaqëson interesat e njerëzve por ato të mafies së drogës, lojërave të fatit dhe kromit dhe që është pengesa kryesore për Shqipërinë europiane. Deklaratat Basha i bëri pas vizitës në Spitalin Ushtarak të prej minarorëve që u plagosën dje në minierën e Bulqizës. Basha tha se Selim Zeneli është jashtë rrezikut për jetën.
Kam vizituar sot Selim Zenelin, një nga dy të plagosurit e djeshëm në minierat e kromit në Bulqizë, i cili ka pësuar fraktura por fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Jashtë rrezikut për jetën ndodhet edhe 31 vjeçari Mentor Xheka, të cilin Selimi u fut ta shpëtonte. Selimi është dëmtuar më rëndë sesa Mentori i cili ndodhet në spitalin e Peshkopisë. Gjendja e tij paraqitet stabël dhe pse mjekët kërkojnë ti bëjnë një ekzaminim më të hollësishëm në Tiranë.

Zjarr Tv Ad