Ndodh në raste shumë të rralla/ Studenti humb jetën nga komplikimi shëndetësor, pas infektimit me COVID-19

0
11
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Chad Dorrill, ishte në formë të shkëlqyeshme. I gjatë dhe i hollë, luante basketboll, mund të vraponte në distanca të gjata, por studenti 19-vjeçar nga Shtetet e Bashkuara, vdiq të hënën në mbrëmje si pasojë e ndërlikimeve, që i janë shkaktuar nga Covid-19.

Dorrill, student i Universitetit Shtetëror të Appalachian në Boone, Karolina e Veriut, jetoi jashtë kampusit dhe ndoqi mësimet në internet kur u sëmur.

Ai kishte simptoma të gripit, shkroi kancelari i shkollës, Sheri Everts në një deklaratë për studentët, duke konfirmuar vd*ekjen e tij.

“Nëna e tij e thirri atë që të kthehej në shtëpi, për t’u vetë-izoluar dhe për t’u testuar”, shkroi Everts. “Dorrill doli pozitiv për coronavirus më 9 shtator dhe u kthye në Boone, pas dhjetë ditësh vetë-izolimi”, thotë xhaxhai i tij David Dorrill, i cili jeton afër familjes së tij.

Ai tha se pasi nipi i tij u kthye në kolegj, ku pothuajse menjëherë filloi të kishte probleme serioze neurologjike.

“Kur u përpoq të ngrihej nga shtrati, këmbët e tij nuk funksiononin dhe vëllait tim iu desh ta çonte me makinë në urgjencë. Mjeku tha se; kjo shihet një herë në një milion raste dhe se kurrë më parë, nuk kishte parë sëmundjen të përparonte. Është një ndërlikim që; virusi e shkaktoi duke i sulmuar trurin në vend të sistemit të frymëmarrjes”, pohoi xhaxhai.

Megjithëse coronavirusi zakonisht sulmon mushkëritë dhe veshkat, mëlçinë dhe enët e gjakut, një numër i konsiderueshëm i pacientëve raportojnë gjithashtu simptoma neurologjike, duke përfshirë dhimbje koke, konfuzion dhe pështjellime.

New York Times, ka llogaritur rreth 130 mijë raste të konfirmuara të infeksionit, në kampuset universitare të SHBA-ve që nga fillimi i pandemisë.

Zjarr Tv Ad